Aston Villa e ka vendosur çmimin e yllit të saj, Jack Grealish.
Sipas mediave britanike, mesfushori ofanziv kushton hiç më pak se 100 milionë euro.
Interesimin më serioz për 25 vjeçarin e ka shprehur Manchester United.
Por, “Djajtë e Kuq” duhet të shpenzojnë para të majme nëse e duan në ekip përfaqësuesin anglez.
Grealish së fundmi e ka nënshkruar kontratën e re me klubin nga Birminghami dhe vlera e tij me këtë rast është rritur, përcjell Gazeta Express.
United e donin lojtarin edhe verën e kaluar, por në fund e transferuan holandezin Donny van de Beek.
Klubi nga “Old Trafford” do të tentojë sërish për ta transferuar Grealishin verën që vjen. /Gazeta Express/


