Grealish arrin marrëveshje personale me Manchester Cityn

PUBLIKUAR

Grealish është shumë afër transferimit te Manchester City.

Manchester City, sipas “Football Insider”, ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin e Aston Villas, Jack Grealish.

Tani mbetet që të arrihet akordi edhe mes klubeve.

Villa insiston në kërkesat e saj, që do 90 milionë funte, rreth 105 milionë euro, kërkesë që City është i gatshëm t’ia plotësojë.

Kampioni i Premierligës është i gatshëm të shpenzojë shumë edhe këtë verë për të ndërtuar një skuadër më të fortë për Champions League. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...