Gratë japoneze kërkojnë që të mos iu ndalohet përdorimi i syzeve në punë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Gratë japoneze e kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale për të kërkuar lejimin e të drejtës për të bartur syze në vendin e punës pas raportimeve se punëdhënësit ua kanë ndaluar një gjë të tillë.

Në protestën më të re kundër rregullave të ashpra për dukjen e grave, fjalët “ndalohen syzet” ishin shumë të përdorura në Twitter si reagim ndaj raportimit të një televizioni japonez, ku bizneset ua ndalonin grave bartjen e syzeve gjatë orarit të punës.

“Këto rregulla janë jashtë mode”, shkroi një përdoruese e rrjetit Twitter, ndërsa një tjetër tha se arsyen pse ndalohen syzet për gratë janë idiotësi.

Një grua që punon në një restorant tregoi se i është kërkuar disa here që të mos përdor syze, sepse duket e pasjellshme dhe se ato nuk i shkojnë me veshjen tradicionale.

“Nëse rregullat ua ndalojnë vetëm grave që të mos përdorin syze, ky është diskriminim kundër grave”, tha Kanae Doi, drejtoreshë e organizatës “Human Rights Watch” për Japoni.

Më herët gjatë këtij viti, japonezët bënë thirrje kundër ndalimit të takave të larta. Më shumë se 21 mijë njerëz e kishin nënshkruar një peticion për këtë çështje.

Ndryshe, Japonia renditet në vendin e 110 nga 149 shtete për barazi gjinore në vendin e punës, shumë më poshtë se vendet tjera të zhvilluara, shkruan “”The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...