Grabitet një 75 vjeçare, dy persona vjedhin stoli me vlerë 30 mijë euro

PUBLIKUAR

Dy persona të maskuar dje mbrëma kanë kryer grabitje në një shtëpi në fshatin Mamudovci të Kërçovës, ku kanë marrë flori dhe para, me vlerë të përgjithshme prej 30 mijë euro.

Siç raportohet në biltenin e policisë, mbrëmë rreth ora 10:00 në fshatin Mamudovci të Kërçovës, në shtëpinë nën pronë të R.A.(75), dy persona të maskuar kanë kryer grabitje dhe kanë vjedhur 63 monedha të arta, 360 franga zvicerane dhe stoli tjera të shumëllojshme, që arrijnë vlerë prej 30.000 euro.

Ata kanë hyrë në shtëpi dhe kanë stërpikur sprej lotsjellës në sytë e R.A. dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht dhe pasi që i kanë marrë stolinë dhe paratë janë larguar nga shtëpia.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer prokuror publik dhe ekip nga Stacioni policor i Kërçovës. Policia ndërmerr masa për gjetjen e kryerësve të veprës dhe ndriçimin e plotë të rastit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...