Goretzka monitorohet nga gjigantët evropianë

PUBLIKUAR

Manchester United, Real Madrid e Barcelona janë vënë në ofanzivë për mesfushorin gjerman, i cili nuk po e vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Leon Goreztka është bërë objektiv i klubeve të mëdha evropiane. Mesfushori gjerman po e refuzon nënshkrimin e kontratës së re me Bayern Munichun. Për këtë, nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij nga “Allianz Arena”.

Dhe, mediumi gjerman “Bild” raporton se Manchester United, Real Madrid dhe Barcelona janë duke e monitoruar nga afër situatën e futbollistit, përcjell “Gazeta Express.

Përfaqësuesi gjerman ka kontratë edhe një vit me Bayernin. Nëse nuk e vazhdon kontratën, gjiganti bavarez mund ta shesë atë gjatë kësaj vete për të mos e humbur pa para vitin tjetër. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...