Goretzka është gati të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munich

PUBLIKUAR

Kampionët e Europës janë ende duke vuajtur për një kontratë të re me David Alaba, por bashkëlojtari i tij është i gatshëm ta diskutojë kontratën e re

Leon Goretzka është mbetur që të ulet me Bayern Munich për zgjatje të kontratës dhe ai është po gatshëm që këtë ta bëj me klubin.

Mesfushori gjerman ka qenë i rregullt për klubin prej që ju bashkua Bayernit nga Schalke më 2018 dhe ende ka rreth 18 muaj deri në fund të kontratës aktuale.

“Deri mes tani nuk ka ndonjë diskutim që unë kam mbajtur me klubin”, tha ai për gazetarët para konferencës për shtyp para ndeshje në Ligën e Kampioneve kundër Salzburgut që zhvillohet të mërkurën.

“Kam kontratë edhe për një vit e gjysmë kështu që nuk kam shumë presion. Por, nëse Brazzo (drejtori sportiv Hasan Salihamidzic) apo Hansi (Flick) me ofrojnë diçka të re në javën në vazhdim nuk do të refuzoja të bisedoj për të”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...