Google Maps nuk është më aplikacioni kryesor për navigimin dhe hartat offline

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Burri raporton zhdukjen e një gruaje në Shtime

Një grua është raportuar e zhdukur në Shtime. Rastin në polici e ka lajmëruar një...

Gjobë ndaj shoferit që drejtoi automjetin pa regjistrim që nga viti 2020

Policia në Ferizaj ka ndaluar shoferin me iniciale B.S., i moshës 44-vjeçare në fshatin...

oogle Maps konsiderohet përgjithësisht aplikacioni më i mirë i navigimit.

Është falas, funksionon si në Android ashtu edhe në iPhone, ka shumë më tepër sesa paketa e veçorive thelbësore, dhe gjithashtu mbështet hartat offline për të punuar pa lidhje interneti.

Por nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se Google Maps është gjithashtu zgjidhja kryesore aktualisht në treg.

Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një analizë e re e kryer nga Counterpoint Research shikoi disa platforma hartash dhe vendndodhjeje aktualisht në treg për të parë se si performojnë ato në gjithsej shtatë kategori, duke përfshirë të dhënat e hartave, shërbimet e vendndodhjes, ekosistemin e zhvilluesve dhe partnerët.

Kështu, në përgjithësi, HERE është kompania që kryeson listat, jo vetëm falë softuerit të saj të vlerësuar me çmime, por edhe për shkak të investimeve të saj në zgjerimin e portofolit dhe punën me më shumë partnerë në mbarë botën.

Google është vetëm i dyti në kërkim, pasi Counterpoint thotë se shënoi mirë në një numër kategorish, duke përfshirë mbulimin e hartave, freskinë e të dhënave të hartave dhe jo vetëm.

Por nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për navigimin, mbulimin e hartave offline dhe zona të tjera që janë thelbësore për drejtuesin modern, është TomTom ai që “kryeson garën”.

Counterpoint thotë se TomTom po e luan lojën e saj si duhet, pasi kompania është zgjeruar ndjeshëm në fushën e automobilave me ndihmën e partneriteteve me një sërë emrash të mëdhenj në industri. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...