James Rodriguez e ka fituar çmimin e golit më të bukur të Kampionatit Botëror për golin që ia shënoi Uruguait në të tetën e finales.
Kolumbiani ishte mahnitës me kombëtaren e tij në ‘Brazili 2014’ dhe pasi u shpall golashënuesi më i mirë i turneut, tash fiton edhe çmimin e golit më të bukur.
Goli me vole i 23-vjeçarit ka fituar shumicën e votave duke e lënë të dytin kapitenin e Holandës, Robin van Persie, për golin e mrekullueshëm me kokë. /Telegrafi/



