Golf R dhe GTI, do të kenë më shumë fuqi (Foto)

PUBLIKUAR

Prodhuesi gjerman Volkswagen, është duke punuar që variantet e reja të Golf R dhe GTI, të jenë shumë më të lehta e të shtohet fuqia tyre.

Me 2.0-litra, modeli R tani ka 305 kuajfuqi, por do t’i shtohen 45 njësi. Ndërsa, GTI i ri do t’i ketë gjithsej 250 kuajfuqi, 50 më shumë se i mëparshmi, transmeton Telegrafi.

Që të dy veturat do t’i nënshtrohen humbjes së peshës, duke larguar nga 35 deri në 70 kilogramë, teksa trupi tyre do të ketë aerodinamikë të shtuar.

Në këtë mënyrë, Volkswagen do të ketë të lehtë të mposhtë rivalitetin që ka me Ford Focus ST dhe RS.

Pritet që këto modele të lansohen pas dy vitesh, pak para publikimit të gjeneratës së tetë të modelit Golf. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...