Golf 8 me ‘gjene’ të makinës së garave (Foto)

PUBLIKUAR

Nuk do të arrijë shpejtësinë e Golfit aktual, por ngjanë me atë që duket si një makinë garash

Prej se është prezantuar gjatë vitit të kaluar në Australi, kemi më shumë dijeni për të shumëpriturin Volkswagen Golf GTI TCR, transmeton Telegrafi.

Entuziastët e modelit Golf, nuk kanë qenë aq të kënaqur kur mësuan përformancën e gjeneratës së tetë, që nuk është më e madhe se e modelit aktual.

Nën kapak e ka motorin me 2.0 litra, që i mundëson modelit bazë të prodhojë 217 kuaj fuqi, derisa pakoja Performace mund të prodhojë 227 njësi. Megjithatë, Golf 8 do të pëlqehet nga të gjithë që e vozisin në rrugë, pasi ka ‘gjenet’ e makinës së garave.

“Ky model që po përpunohet për herën e tetë, nuk mund të zhgënjejë” thuhet në një forum të njohësve të makinave nga Volkswagen.

Rrota të reja prej 18-inch, shtatë shpejtësi automatike dhe diferencial të ri në pjesën e përparme, janë tri elementet që e dallojnë prej modelit aktual. Përparësi janë edhe hapjet e mëdha të ajrit, që ia kanë rritur në masë të madhe aerodinamikën.

Tashmë kanë filluar parapagimet për Golf 8, çmimi bazë i të cilit është 38-950 euro, derisa për versionin e kompletuar duhet të paguhen 41,147 euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...