Golf 8 i ri do të jetë shumë më i fuqishëm se që u mendua më parë (Foto)

PUBLIKUAR

Megjithëse modeli aktual është shumë i dëshiruara, i riu do të jetë edhe më i kompletuar

Volkswagen Golf GTI pritet të arrijë në të njëjtën kohë të vitit, kur edhe është lansuar modeli i parë më 1976, transmeton Telegrafi. Auto Bilt raporton se gjenerata e tetë e GTI, që pritet të prezantohet gjatë këtyre muajve, do t’i ketë 300 kuaj fuqi, nga motori me 2.0 litra.

Megjithëse nuk është menduar se do të jetë ka i fuqishëm, duke se konkurrenca prej Hyundai Veloster N dhe Honda Civic Type R, ka bërë që VW të punojë shumë për Golf 8.

Në mënyrë që të mos mbetet pas modeleve tjera nga i njëjti segment, është pajisur me sistem të tërheqjes në të gjitha rrotat. Derisa modeli aktual i ka 280 kuaj fuqi, pako opcionale e Golf 8 do t’i ketë 300 kuaj fuqi, ndërsa pakoja bazë do të arrijë me 245 kuajfuqi.

I njëjti burim bën të ditur, se do të ketë edhe ndryshime në eksterier, si grilli më i ngushtë, sistemi dysh për nxjerrjen e gazrave si dhe një panel transparent në tavan. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...