Golashënuesit më të mirë në histori të Kampionatit Evropian

PUBLIKUAR

onaldo synon ta kalojë Platinin si golashënuesin më të mirë në histori të Kampionatit Evropian.

“Euro 2020” do të jetë e veçantë për Cristiano Ronaldon.

CR7 në Euro 2016, ku Portugalia triumfoi në finale duke e mundur Francën, arriti që të bëhet njëri prej golashënuesve më të mirë në histori të Kampionatit Evropian.

Ai e barazoi Michel Platinin me 9 gola, por tani synon të pushtojë i vetëm vendin e parë dhe do të ketë shansin në Euro 2020.

Në mesin e 20 golashënuesve më të mirë në histori të Euro, janë vetëm tre lojtarë aktiv, CR7, Antoinë Griezmann dhe Zaltan Ibrahimovic – ky i fundit ishte në listën e Suedisë, por lëndimi i rëndë e la jashtë Euro 2020.

Pas Ronaldo dhe Platinis me nga 9 gola, gjendet Alan Shearer i Anglisë, me shtatë gola, derisa shtatë futbollistë kanë realizuar nga 6 gola me Griezmann që do të ketë shansin që të shkruajë gjithashtu historinë, raporton Gazeta Express.

Golashënuesit më të mirë në histori të Kampionatit Evropian

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...