Gjysmë vëllai i Kim Jong-ut ka qenë një informator i CIA-s

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajm i madh nga Strasburgu, Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE, pas një muaji flasin Ministrat

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit...

Basha në KiE: Kosova u sulmua shtatorin e kaluar – vota pro saj mundëson paqe në Ballkan

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur...

Kim Jong-nam, gjysmë vëllai i liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un, i cili u vra në Malajzi në vitin 2017, ka qenë një informator i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, e njohur si CIA, shkruan gazeta amerikane, Wall Street Journal.

Gazeta e citoi një person anonim, i cili sipas tyre ka kredibilitetin që ta konfirmojë këtë rast, duke shtuar se detaje e marrëdhënies së Kim Jon-nam me CIA mbeten të paqarta.

Sipas burimit të kësaj gazete, Kim Jon-nam kishte udhëtuar në Malajzi në shkurt të vitit 2017 për ta takuar kontaktin e tij të CIA-së, edhe pse kjo arsye nuk do të thotë se qëllimi i vërtetë i vizitës ka qenë i sajuar, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Dy gra kishin detyrën që ta helmonin Kim Jon-namin, duke ia lyer fytyrën e tij me lëng VX, një armë kimike e cila është e ndaluar. E kjo e gjitha kishte ndodhur në Kuala Lumpur, aeroport në Malajzi.

Për këtë rast ishin arrestuar dy persona, Siti Aisyah nga Indonezia dhe Doan Thi Houng nga Vietnami, por më vonë u liruan.

Reuters nuk arriti që në mënyrë të pavarur ta konfirmojë pretendimin e Wall Street Journal, por Anna Fifield, nga zyra e gazetës ‘Washington Post’ në Pekin, e bën të njëjtin pretendim në librin e saj, The Great Successor. “Kim Jon-nam u bë informator i CIA-s … Vëllai i tij do ta konsideronte që të folurit me spiunë amerikanë është akt tradhtie. Por Kim Jon-nam i pajisi ata me informacione, duke u takuar vazhdimisht me ta në Singapor dhe Malajzi” shkroi ajo.

Wall Street Journal tha: “ Shumë ish-zyrtarë të SHBA-së kanë thënë që gjysmë vëllai i liderit të Koresë Veriore nuk kishte fuqi politike, dhe nuk kishte mundësi që të na siguronte detaje të sekreteve shtetërore”.

Ish-zyrtarët gjithashtu thanë se Kim Jon-nam kishte qenë në kontakt me shërbimet e sigurisë të një vendi tjetër, me gjasë të Kinës, shkruhet në gazetë.

Zyrtarët amerikanë dhe koreano-jugorë kanë thënë që autoritetet e Koresë Veriore kanë urdhëruar vrasjen e Kim-Jong-namit, i cili ka qenë kritik ndaj regjimit të familjes së tij. Pekini i ka mohuar këto pretendime.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un janë takuar dy herë. Edhe pse dukej se kishte përmirësime në marrëdhëniet mes dy vendeve, ata dështuan që të merren vesh mbi sanksionet amerikane ndaj koreano-veriorëve.

CIA nuk ka pranuar të përgjigjet. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...