Gjyqtari që ndëshkoi me të kuq Ibrahimovicin s’do të gjykojë ndeshjet e Milanit për një kohë

PUBLIKUAR

Gjyqtari Fabio Maresca nuk do të gjykojë ndeshjet e Milanit për një kohë, pasi AIA raportoi se nuk i pëlqeu mënyra se si e menaxhoi situatën e Zlatan Ibrahimovicit në rastin e ndëshkimit me karton të kuq.

Suedezit iu dha një karton i kuq në pjesën e dytë të Parma-Milan të shtunën kur Rossonerët ishin 2-0 përpara.

Ibrahimovic insistoi që ai nuk e kishte fyer arbitrin , ndërsa ai pritet të suspendohet me një ndeshje moslojë.

Il Corriere della Sera raporton se Shoqatës së Arbitrave Italianë nuk i ka pëlqyer mënyra se si Maresca e trajtoi situatën dhe do ta mbajë atë larg nga gjykimi i ndeshjeve të Milanit për një kohë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...