Gjykata Themelore cakton 40 ditë paraburgim për të kërkuarin nga shteti i Gjermanisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda përmes një njoftimi thekson se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të kërkuarit S.T. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Vjedhje dhe grabitje me armë seksioni 249 I, 223 I, 52 të Kodit Penal të Gjermanisë.

“Gjykata ka marrë aktvendim dhe të kërkuarit S.T. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 (katër dhjetë) ditësh. Gjykata ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e parabugimit, sepse po të gjendej i kërkuari në liri, i njëjti mund të ikë, të largohet nga vendbanimi i tij dhe do të jetë i pakapshëm nga organet e ndjekjes, pasi që i njëjti është shtetas i Republikës së Gjermanisë dhe Turqisë, e i cili kerkohet nga autoritetet e Republikës së Gjermanisë, për shkak të veprës penale Vjedhje dhe grabitje me armë seksioni 249 I, 223 I, 52 të Kodit Penal të Gjermanisë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është i domosdoshëm për sigurimin e prezencën së të kërkuarit në procedurë penale me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të procedurës së ekstradimit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...