Gjykata Supreme i jep të drejtë Trumpit për paraburgimin e imigrantëve me të kaluar kriminale

PUBLIKUAR

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të martën që qeveria ka të drejtë t’i arrestojë imigrantët që janë në procedurë të dëbimit dhe që kanë qenë të dënuar për vepra kriminale. Ky vendim paraqet fitore për presidentin Trump, i cili po zbaton politika të ashpra për imigrimin.

Në përkrahje të këtij vendimi kanë votuar pesë gjyqtarë, ndërsa kundër tij kanë votuar katër të tjerë. Vendimi është përkrahur nga gjyqtarët konservatorë, ndërsa është kundërshtuar nga gjyqtarët liberalë. Sidoqoftë, autoritetet tashmë kanë të drejtë t’i dërgojnë imigrantët në paraburgim me kohë të pacaktuar pasi ta kenë kryer dënimin paraprak për veprat kriminale.

Administrata e presidentit Trump kishte bërë ankesë kundër një vendimi të marrë nga një gjykatë më e ulët, me të cilin mbroheshin imigrantët. Qeveria kishte thënë se ky vendim e rrezikon të drejtën e qeverisë për t’i dëbuar imigrantët që kanë kryer krime. Përndryshe, presidenti Trump i ka mbështetur vazhdimisht kufizimet për imigrantët legalë dhe ilegalë që nga koha kur ka ardhur në pushtet në janar të vitit 2017.

Ankesat e qeverisë amerikane janë mbështetur në rastet e dy imigrantëve legalë, të cilët janë dënuar në vitin 2013. Këtu përfshihet një imigrant nga Kamboxhia, i cili ishte dënuar për posedim të marihuanës dhe një imigrant palestinez, i cili ishte dënuar për përpjekje për ta prodhuar një substancë të kontrolluar me ligj.

Sipas ligjit federal të imigracionit, imigrantët e dënuar për shkelje të caktuara duhet të mbahen në paraburgim gjatë kohës së procedurave të dëbimit. Për më tepër, ata mund të mbahen në paraburgim në kohë të pacaktuar pa seancë gjyqësore pas përfundimit të dënimit, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...