Gjuriq: Serbët e Kosovës nuk kanë nevojë për pasaporta kosovare

PUBLIKUAR

Sipas drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, serbët që jetojnë në Kosovë nuk kanë nevojë për pasaporta të Kosovës që t’u mundësohet liberalizimi i vizave, njofton Klan Kosova.

“Askush nuk mund t’i detyrojë serbët në Kosovë që të pranojnë pasaportat në cilat janë simbolet e papranueshme të shpallur paligjshëm me pavarësinë e Kosovës. Ne do të marrim masa për të zgjidhur këtë problem, ose do ta fusim në procesin e dialogut në Bruksel”, ka thënë Gjuriq, për TV Pink, njofton Klan Kosova.

Pasaportat që bartin serbët e Kosovës të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë nuk u mundësojnë serbëve qarkullim në zonën Schengen pa viza.

Gjuriq ka thënë se nëse Bashkimi Europian ka vendosur të heqë vizat edhe për këtë pjesë të territorit duke vendosur mbi parimin gjeografik dhe jo në diçka tjetër, atëherë liberalizimi duhet të jetë i vlefshëm për tërë territorin dhe popullatën, pavarësisht dokumentit.

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritje deri në 60 minuta në këtë pikë kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...

Rizvanolli kërkon hetim për vdekjen tragjike të punëtorit të KEK-ut

Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas vdekjes tragjike të punëtorit...

Tekstet shkollore ende pa çmime përfundimtare, Ministria u bën thirrje prindërve të presin

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që...