Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, ka reaguar sot lidhur me lirimin e ish-komandantin e UÇK-së për zonën e Drenicës, Sami Lushtaku.
Gjuriq ka thënë se vendimi për të liruar Lushtakun është një dëshmi tjetër së në Kosovë nuk ka drejtësi, transmeton Indeksonline.
“Vendimi i Gjykatës Supreme tregon se në Kosovë nuk ka drejtësi dhe se vazhdon fshehja nën qilimin e krimeve të luftës dhe shthurjes monstruoze e gjithë atyre që janë kryer në llogari të tyre”, ka thënë Gjuriq.


