Gjuriq: Kosova po e përdor olimpiadën për të promovuar Thaçin e kriminelët e luftës

PUBLIKUAR

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar të martën se Kosova nuk ka vend në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, dhe as në Lojërat Olimpike.

Gjuriq madje ka thënë se prezenca e Kosovës në Brazil po përdorët për promovim të Thaçit, “kriminelëve të luftës dhe idenë e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës”.

“Atletët e Kosovës duhet të jenë pjesë e ekipit olimpik të Serbisë. Kjo çështje nuk duhet të politizohet. Kjo pjesëmarrje e Kosovës në këto Lojëra po bëhet për promovim të Hashim Thaçit, për kriminelët e luftës dhe idenë e të ashtuquajturës pavarësi”, ka thënë Gjuriq për TV Pink, duke mos përmendur emra se kush janë, sipas tij, “kriminelët e luftës”.

Politikani serb e ka parë të vështirë ta përballojë valimin e flamurit e Kosovës në Brazil, madje ai ka kritikuar ata zëra në Serbi që kanë thënë që shteti serb duhet të pajtohet me realitetin – i cili është Kosova shtet i pavarur nga Serbia.

“Ne kemi një pjesë të analistëve–dhe kjo është e turpshme–kemi njerëz në vendin tonë, të cilët janë duke thënë se ne duhet të heqim dorë, për të pranuar që atletët tanë të dalin në podium me flamur të shtetit të rrem i bazuar në krime kundër popullit tonë, që ka grabitur territorin tonë dhe vendin që është shpirti ynë, historia jonë e thelbi jonë”, ka deklaruar Gjuriq, njofton Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetasejse...

Kërcënohet ish- gazetarja dhe aktivistja feministe Anita Nikaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK)...

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...