Gjuriq kërkon nga BE-ja të reagojë ndaj deklaratave të Haradinajt për çështjen e kufijve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se gjatë vitit të ardhshëm nuk do të ketë kufi fizik mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Sipas Gjuriq, ky është provokimi i radhës në llogari të Serbisë dhe liderëve të saj të cilët sipas tij janë duke u munduar të gjejnë një zgjidhje për Kosovën, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtruar një pyetje për Federica Mogherini, Maja Kocijancic dhe “të gjithë tjerë në BE” – a do të reagojnë në çfarëdo mënyrë për kërcënimet e Prishtinës që sipas tij “kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës”.

“Brukselit do t’i duhet paksa të presë që ta shohë sërish presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për faktin se nuk ka mbështetje ideja e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve”, ka shtuar Gjuriq.

Ai këto komente i bëri gjatë konferencës për media, kur është pyetur nëse do të ketë vazhdim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjuriq gjithashtu tha se në tetor do të mbahet mbledhja e përbashkët mes qeverisë serbe dhe përfaqësuesve serbë nga Kosova, ku do të finalizohet plani për investime në komunat me shumicë serbe. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...