Gjumi i tepërt mund të jetë shenjë e hershme e demencës

PUBLIKUAR

Sipas disa studimeve të reja, thuhet se pleqtë të cilët i bëjnë më shumë se nëntë orë gjumë brenda nate janë më të prirë të zhvilloni demencën.

Për këtë studim, hulumtuesit i kishin pyetur meshkujt dhe femrat pjesëmarrëse se sa orë bënin gjumë zakonisht, dhe pas 10 viteve kishin shikuar se kush e kishte zhvilluar demencën, transmeton Telegrafi.

Pra, hulumtuesit kishin zbuluar se pjesëmarrësit – gjithsej 2,457 – të cilët kishin fjetur më shumë se nëntë orë çdo natë, kishin qenë gjashtëfish më të prirë të zhvillonin demencën sesa pjesëmarrësit tjerë të cilët kishin fjetur më pak se nëntë orë brenda nate.

Por, kjo nuk do të thotë se duhet ta zgjoni gjyshin nga gjumi, pasi që ky studim e tregon vetëm një indikator të hershëm të demencës, por që nuk dihet saktë nëse është faktikisht edhe simptomë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...