Gjuajtje me armë në Prizren për mosmarrëveshje në komunikacion

PUBLIKUAR

Ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Xhemil Fluku” në Prizren, ku si pasojë një person është lënduar.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai thotë se gjuajtja erdhi për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion.

Para pak minuta në rrugën “Xhemil Fluku” në Prizren ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri per shkak te nje mosmarrëveshje ne komunikacion ka ardhur deri te konfrontimi i dy personave të dyshimtë, ku njeri nga ata ka gjuajtur me armë zjarri duke e lenduar personin tjetër ne kembe. Ne baze te konfirmimit te mjekut, i lenduari eshte jashtë rrezikut per jete. I dyshimti eshte ndaluar dhe nje arme eshte sekuestruar ne vendin e ngjarjes. Policia eshte duke u marre me rastin.Per detaje do te informoheni me kohe”, ka thënë Osmanollaj./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Kusari: Duhet komunikim zyrtar ndërpartiak për formimin e institucioneve, situata e komplikuar pasi ka parti me 2-3 qëndrime

Mimoza Kusari, kryetarja e partisë Alternativa, që bashkëqeveris me Lëvizjen Vetëvendosje, tha se me...

Nis intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror, KPK: Një etapë e rëndësishme, standardet e njëjta për secilin

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nisur procesin e intervistimit të kandidatëve për pozitën e...

Kurti: Paga minimale nga sot 500 euro, përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë sot paga minimale u bë 500 euro. Prej...