Gjuajti me pushkë në drejtim të fëllënzave, intervistohet i dyshuari nga Lipjani

PUBLIKUAR

Njësitë policore kanë intervenuar në Rubofc tëLipjanit, pas pranimit të informatave për të shtëna me armë zjarri në këtë zonë.

Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia ka ndalur një automjet të llojit xhip me targa vendore. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me një fishek.

I dyshuari, një mashkull kosovar, ka deklaruar gjatë intervistimit se arma është në pronësi të tij dhe ka prezantuar lejen për të.

Ai ka pranuar se kishte përdorur armën për të gjuajtur në drejtim të disa fëllenzave, në një zonë private afër shtëpive.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...