Gjobiten dhe suspendohen nga klubi tre yjet e Juventusit

PUBLIKUAR

Tre futbollistët e Juventusit, Weston McKennie, Paulo Dybala dhe Arthur janë gjobitur, përjashtuar dhe pezulluar përkohësisht nga Juventus.

Ky vendim nga “Zonja e Vjetër” vjen pasi tre futbollistët morën pjesë në një ndejë në shtëpinë e mesfushorit amerikan, duke mos respektuar kështu rregullat kundër koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

Ata nuk do të luajnë në Serie A ndeshjen kundër Torinos, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi tjetër i Juventusit për këtë çështje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...