A e keni ditur që femrat mund të kenë dhimbje aq të mëdha në gjenitale sa që nuk mund madje as t’i veshin rrobat e brendshme?
Kjo është dukuri gjithnjë e më e shpeshtë, ndërkaq mjekët vështirë mund të zbulojnë këtë çrregullim të çuditshëm, transmeton Telegrafi.
Shumica e femrave vuajnë nga dhembjet në zonën e tyre intime, mirëpo kryesisht për këtë thonë se shkaktar është cikli menstrual.
Megjithatë, shfaqen dhembje të ngjashme të cilat mund të jenë pasojë e sëmundjeve shumë më të rrezikshme.
Nëse ndieni dhembje të mëdha në vagjinë, e cila më së shpeshti manifestohet me djegie dhe therje, nuk është e thënë që patjetër të jetë fjala për dhembje të rregullta të cilat e shoqërojnë ciklin menstrual.
Në kohë të fundit gjithnjë e më shumë femra vuajnë nga vulvodynia, të cilat shquhen me dhembje të ngjashme. Shkaqet e saj janë të paqarta edhe për doktorët. Dhimbjet nuk lidhen me ndonjë infeksion, që duhet të mjekohet. Ato nuk lidhen me çrregullime nervore dhe me sëmundje të lëkurës.
Simptomat e saj janë shumë të mundimshme, sa nuk lejojnë kryerjen e marrëdhënieve seksuale, madje, gruaja nuk vesh dot as xhinse dhe nuk qëndron dot ulur për një kohë të gjatë.



