Gjilan, gjobitet shoferi që tejkaloi në vijë të plotë

PUBLIKUAR

Policia në Gjilan ka gjobitur një shofer pasi ka tejkaluar në vijë të plotë.

Ai është gjobitur me 150 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muaj.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë në bazë të video incizimi të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë

SHIKO MË SHUMË

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...

Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë të dielën në Pejë. Sipas raportit të policisë,...

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...