Gjethet e panxharit janë më të shëndetshme se rrënjët: Pastrojnë dhe ruajnë trupin dhe ja si mund t’i përdorni

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Hedhja e këtyre gjetheve është një gabim i madh dhe i shpeshtë

Ky është një gabim i zakonshëm dhe i madh, sepse gjethet e panxharit përmbajnë shumë lëndë ushqyese të cilat për trupin janë vërtet të domosdoshme.

Një porcion me gjethe panxhari, rreth 38 gramë, siguron pothuajse gjysmën e dozës së nevojshme ditore të vitaminës A.

Kjo vitaminë është jashtëzakonisht e rëndësishme për imunitetin dhe shëndetin riprodhues, si dhe është e dobishme për shëndetin e lëkurës, së cilës i jep shkëlqim, transmeton Telegrafi.

Gjethet e panxharit përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha të vitaminës C, e cila është pa dyshim e domosdoshme për funksionimin e duhur të sistemit imunitar të njeriut.

Kjo vitaminë është aleati juaj më i mirë në luftën kundër ftohjes dhe gripit, në çdo stinë të vitit.

Polifenolet që mund të gjenden në gjethet e freskëta të panxharit përmbajnë veti antioksiduese që mund të reduktojnë dhe trajtojnë inflamacionet e ndryshme në trup.

Gjethet janë të pasura me polifenole, mu si edhe rrënja.

Gjethet e panxharit përmbajnë gjithashtu antioksidantë të shumtë, si acidi kafeik dhe ellagjik.

Në gjethet e panxharit, ka më shumë nga këto substanca se në çdo perime tjetër. Ekziston edhe acidi alfa-linolenik (ALA) nga familja e acideve omega-3.

Si të përdorni gjethet e panxharit?

Edhe pse për shumë njerëz duken jo tërheqëse dhe të pangrënshme, gjethet e panxharit kanë një shije paksa të ëmbël dhe kombinohen në mënyrë perfekte me të gjitha perimet e tjera.

Mund të përgatisni një sallatë të shijshme dhe ta shijoni sipas dëshirës. Përveç kësaj, janë një shtesë perfekte për smoothie-t e shëndetshëm dhe duke qenë se kanë shije të ëmbël, kombinohen mirë edhe me frutat.

Reklama

Nëse ju pëlqen salca pesto, e cila është e domosdoshme për makarona të shumta dhe një pjatë e shkëlqyer anësore me pulë, zëvendësoni gjysmën e gjetheve të borzilokut me gjethe panxhari. Gjethet e ziera mund t’i servirni si pjatë anësore me mish dhe mund t’i vendosni edhe në ndonjë supë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...