Gjermania, vendi me rritjen më të madhe të rrogave në BE

PUBLIKUAR

Niveli i rrogave, duke patur parasysh edhe inflacionin, do të rritet me 1,5% këtë vit në Gjermani, ose më shumë se sa në Francë dhe se mesatarja europiane, sipas një studimi të publikuar sot.

“Rritja e pagave reale në Gjermani duhet të përshpejtohet këtë vit, pas arriti një rritje prej 0,9% në vitin 2017 dhe pritet të kalojë me një pikë përqindjeje rritjen në Francë, që do të jetën vetëm 0,6%, kundrejt 1% që është për të gjithë Bashkimin Europian”, sipas një studimi të bërë nga Instituti Gjerman i Shkencave Ekonomike dhe Sociale (WSI), i lidhur me fondacionin, “Hans Bockler”.

“Duke marrë parasysh një rritje stabël dhe një papunësi relativisht të ulët, rritja e pagave (në Gjermani) vazhdon të jetë ende modest”, komenton fondacioni “Bockler”, përcjell Atsh.

Punonjësit gjermanë janë në një pozicion të favorshëm për të kërkuar një rritje të ndjeshmë të të ardhurave të tyre në një vend që po rregjistron vitin e nëntë rradhazi me rritje e konomike.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...