Gjermania shtyen masat për distancim social deri më 19 prill

PUBLIKUAR

Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi sot se qeveria federale dhe gjashtëmbëdhjetë shtetet e Gjermanisë kanë rënë dakord të zgjasin masat e distancimit social të vendit deri më 19 prill për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Ne e vlerësuam situatën sot dhe konfirmuam se kufizimet … do të jenë të vlefshme deri më 19 prill”, tha Merkel në një transmetim të drejtpërdrejtë audio nga karantina e në shtëpinë e saj, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Kjo datë është pas festave të Pashkëve. Merkel sqaroi se “pandemia nuk njeh pushime dhe se “qytetarëve u kërkohet të mbajnë kontakte me njerëzit përtej shtëpisë së tyre në minimumin absolut, madje edhe gjatë festave të Pashkëve, në përputhje me rregullat në fuqi”.

I NGJAJSHËM

25 RASTE TË REJA ME COVID-19 NË MAQEDONINË E VERIUT, REGJISTROHET EDHE NJË VIKTIMË

Kancelarja gjermane paralajmëroi gjithashtu se do të kishte pasoja të rënda në rast të largimit të masave. Ajo tha se qeveria e saj do të rivlerësonte situatën të martën pas Pashkëve. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...