Gjermania shënon rekord me mbi 112.000 raste

PUBLIKUAR

Sipas shifrave të Institutit “Robert Koch”, Gjermania regjistroi shifër rekorde prej 112.323 rastesh me Covid-19 të martën, në kohën kur në vend po vazhdon përhapja e variantit Omicron.

Përpos infeksioneve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 239 të vdekur, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Express.

Shifra e re e të infektuarve është shumë më e lartë se numri prej rreth 74.000 rasteve i një dite më parë. Edhe numri i të vdekurve është dukshëm më i lartë – 239 – në krahasim me një ditë më parë – 193.

Gjermania tash u bashkohet shteteve të tjera evropiane si Britania e Madhe, Franca e Italia, të cilat kanë shënuar më shumë se 100.000 raste infeksionesh në ditë.

Autoritetet gjermane së fundi i kanë ashpërsuar masat kufizuese për qasje në restorante e kafene, duke ua ndaluar këtë personave të pavaksinuar dhe atyre që nuk janë testuar.

Për më tepër, deputetët gjermanë po përgatiten që të diskutojnë për mundësinë që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm. Kjo masë përkrahet nga Kancelari Olaf Scholz.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...