Gjermania pezullon eksportin e armëve në Arabinë Saudite pas vrasjes së gazetarit Khashoggi

PUBLIKUAR

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se vendi i saj nuk është i gatshëm të eksportojë armë në Arabinë Saudite derisa vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, të mos hetohet ashtu siç duhet.

Duke folur në Pragë, pas takimit me homologun çek, Andrej Babis, Merkel tha se është e nevojshme të qartësohet prapavija e krimit, i cili ka ndodhur në konsullatën saudite në Stamboll.

“Derisa kjo nuk bëhet, ne nuk do të dërgojmë armë në Arabinë Saudite”, tha Merkel.
Khashoggi, kritik i udhëheqjes saudite, është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite më 2 tetor.

Gati tri javë më vonë, Riadi e ka pranuar se ai është vrarë gjatë një procesi të marrjes në pyetje, i cili, siç është thënë, ka shkuar keq.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hedhur përgjegjësinë te princi saudit i kurorës, Mohammed Bin Salman, por autoritetet saudite e kanë mohuar përfshirjen e familjes mbretërore në krim./rel

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...