Gjermania paralajmëron qytetarët e saj, të mos shkojnë në veri të Kosovës

PUBLIKUAR

Gjendja e sigurisë në veri të Kosovës është e qëndrueshme dhe qytetarët nuk kanë arsye të kenë frikë. Kështu të paktën ka thënë shefi operativ i Policisë së Kosovës për Veriun, Zheljko Bojiq.

Ai ka thënë për “Radio Kontakt Plus” se gjendja e sigurisë në komunat e Mitrovicës së Veriut është e qetë

Bojiq ka rikujtuar se ditëve të fundit nëpër këto zona nuk është shënuar asnjë incident serioz.

Mirëpo, Ministria e Jashtme e Gjermanisë gjatë ditës së djeshme paralajmëroi qytetarët e saj se duhet të shmangin lëvizjet në veri, pasi situata është e tensionuar.

“Situata në veri të Kosovës mbetet e tensionuar”, thuhej në një deklaratë të kësaj ministrie, raportojnë mediat.

E duke aluduar në këto deklarimi, ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin kërcënoi duke thënë se ushtria serbe po monitoron situatën në veri të Kosovës.

Madje ai theksoi se shërbimet serbe i kanë vërtetuar pretendimet e shtetit gjerman.

Ndaj Vulinit, reagoi Enver Hoxhaj, i cili tha se deklaratat e tij janë kërcënim për Kosovën.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...