Gjermania paralajmëron për rrezikun e një gare të re armësh

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, paralajmëroi Rusinë për rrezikun e një gare të re armësh, që do të nxitej nga konflikti në lindje të Ukrainës, dhe bëri thirrje për reduktimin e numrit të armëve konvencionale.

Duke folur në Moskë, pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Gabriel tha se ata janë pajtuar për nevojën e vazhdimit të bisedimeve në të ashtuquajturin Format i Normandisë – që përbëhet nga Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca – me qëllim që t’i jepet fund konfliktit midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Gjermania ka kontribuar në forcën prej 4,000 trupash që NATO ka vendosur në shtetet e Baltikut dhe në Poloni, ku agresioni i Rusisë në Ukrainë ka rritur shqetësimet për synime të njëjta të Moskës në rajon.

Në anën tjetër, Rusia ka transferuar dhjetëra-mijëra ushtarë në rajonet kufitare perëndimore.

“Jemi të shqetësuar se po hyjmë në një garë të re armësh”, tha Gabriel.

Lavrov tha se Rusia i hedh poshtë akuzat se ka dërguar forca ushtarake, në mënyrë joproporcionale, në kufijtë e saj perëndimorë. /rel/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...