Gjermania lëshon viza pune për kosovarët deri në 2020-ën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Shkuarja e kosovarëve drejtë vendeve të huaja për të gjetur një vend pune është gjithnjë e lartë. Gjermania vazhdon të jetë ndër vendet më të frekuentuara nga kosovarët pikërisht për këtë.

Vetëm gjatë vitit 2016 nga Ambasada Gjermane ishin lëshuar 5 mijë viza të punës për kosovarët përderisa për vitin 2017, kjo ambasadë ende nuk ka publikuar shifrat.

Në një përgjigje dhënë për Indeksonline, zëdhënësi i Ambasadës Gjermane, Marten Menger thotë se mundësia e punësimit në Gjermani për kosovarët është e afatizuar deri në vitin 2020.

“Unë mund të ju njoftoj se rregulla gjermane për hapjen e tregut të punës karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor, së cilës ju iu referoheni, është fillimisht e afatizuar deri në vitin 2020”, thuhet shkurt në këtë përgjigje.

Gjithashtu sipas tij, hapja e tregut të punës është një rregull interne gjermane dhe nuk është-siç është deklaruar gjerë e gjatë marrëveshje bilateral në mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Mundësia e punësimit jashtë Kosovës ka ofruar mundësi të shkëlqyeshme për punëkërkuesit kosovarë sepse përpos përfitimeve financiare, ato kanë sjellë në Kosovë edhe shkathtësitë dhe përvojën evropiane duke kontribuar kështu në ekonomi dhe zhvillimin e tregut të punës në Kosovë.

Duhet shtuar se numri i kosovarëve që aplikojnë për viza pune poashtu dhe turistike në vendet e huaja është i lartë, sidomos në ato evropiane, përderisa vazhdojmë të jemi i vetmi vend në Evropë që nuk mund të udhëtojmë pa viza në këtë kontinent.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...