Gjermania kërcënon Turqinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Gjermania ka kërcënuar politikanët turq se do t’ua ndalojë paraqitjet publike. Ky është zhvillimi i fundit në përshkallëzimin e tensioneve në mes të Ankarasë zyrtare dhe Evropës.

Kriza diplomatike nisi kur Holanda dhe Gjermania refuzuan që të lejojnë ministrat turq tu drejtohen diasporës turke, për referendumin e 16 prillit, që pritet të rrisë kompetencat e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan është përgjigjur duke akuzuar Gjermaninë për “praktika naziste” dhe ka fajësuar Holandën për masakrën në Srebrenicë më 1995.

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel i ka thënë revistës Der Spiegel se Berlini do të “ndërmarrë masat e nevojshme nëse Ankaraja nuk i bindet ligjeve gjermane”.

“Ata që kalojnë vijën nuk mund të pretendojnë se mund të propagandojnë këtu qëndrimet e tyre politike”, është shprehur Gabriel.

Më 17 mars, Turqia ka kërcënuar se do të dërgojë 15 mijë refugjatë në Bashkimin Evropian dhe ka paralajmëruar se mund të anulojë marrëveshjen me BE-në, për të ndalur fluksin e refugjatëve në bllok./rel/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...