Gjermania i shpëtoi për pak një sulmi terrorist në prag të Krishtlindjeve

PUBLIKUAR

Kanë rrezikuar të përgjaken festat e fundvitit në Gjermani. Siç zbulon e përjavshmja “Fokus”, që citon burime gjyqësore dhe të sigurisë, një 12-vjeçar gjermano-irakian, tentoi të shpërthente një bombë me mjete të mprehta në tregun e Krishtlindjeve në Ludwigshafen të Gjermanisë juglindore më 26 nëntor.

Bomba artizanale e prodhuar nga vetë i mituri nuk shpërtheu për shkak të një defekti të fitilit. Sipas medias gjermane, djali që përshkruhet si tepër i radikalizuar, ishte udhëzuar nga një militant i ISIS-it.

E përjavshmja “Fokus” bën të ditur se sulmi do të ndodhte më 26 nëntor, pikërisht kur hapet pjesa më e madhe e tregjeve të Krishtlindjeve në Gjermani.

Bomba artizanale ishte fshehur në një çantë e cila më pas u gjet më 5 dhjetor në një shkurre pranë Komunës së Ludwigshafen, nga një kalimtar.

Me çështjen po merret prokuroria federale e Karlsruhe, kompetente për aktet e terrorizmit. Media shton se edhe verën e kaluar 12-vjeçari i lindur në Ludwigshafen kishte tentuar të shkonte në Siri për t’ju bashkuar ISIS. Pas kapjes së tij u transferua në një qendër rehabilitimi./ Top Channel

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...