Gjermania i kundërpërgjigjet Donald Trumpit për borxhin

PUBLIKUAR

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, i ka hedhur poshtë sot pohimet e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se Gjermania i ka borxh shuma të mëdha parash NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen.

“Nuk i kemi borxh NATO-s,” ka thënë Leyen në një komunikatë, transmeton Express.

Ajo ka shtuar se është gabim që ta lidhësh vetëm me NATO-n cakun e aleancës për anëtarët që të shpenzojnë 2 përqindëshin e të hyrave të tyre ekonomike në mbrojtje deri në vitin 2024.

“Shpenzimet e mbrojtjes po ashtu shkojnë në misionet paqeruajtëse të OKB-së, në misionet tona evropiane dhe në kontributin tonë për ta luftuar ISIS-in,” ka shtuar ajo.

Ndërkohë, Trump shkroi dje në Twitter, vetëm një ditë pasi e takoi kancelaren gjermane Angela Merkel, se “Gjermania i ka borxh shuma të mëdha parash NATO-s dhe SHBA-së.”/Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...