Gjermania i dhuron Serbisë katër helikopterë ushtarakë të përdorur?

PUBLIKUAR

Gjermania do t’i dhurojë Serbisë katër helikopterë ushtarak të përdorur, “Airbus H145M”, shkruan revista ushtarake britanike “IHS Jane’s Defence Weekly “.

Serbia ka rënë dakord që të blejë nëntë helikopterë H145M me dy motorë nga Airbus sipas një marrëveshjeje të nënshkruar në Beograd më 28 dhjetor.

Gjashtë prej helikopterëve do të dorëzohen në Ministrinë serbe të Mbrojtjes për përdorim nga Forcat Ajrore të Serbisë. Tre të tjerët do të dorëzohen në Ministrinë serbe të Punëve të Brendshme për përdorim nga njësia vartëse e njësisë së helikopterëve me bazë në aeroportin ndërkombëtar të Beogradit, Nikola Tesla.

Gjithashtu është përfshirë një paketë e plotë logjistike që përbëhet nga pjesët rezervë dhe veglat, si dhe dokumentacionin teknik të nevojshëm për përdorim operacional dhe mirëmbajtjen e planifikuar të helikopterëve të rinj. Airbus Helicopters do të transferojë në Serbi të gjithë ekspertizën e nevojshme dhe “know-how” të nevojshëm për përdorim të lehtëë operativ, mirëmbajtjen dhe riparimin e helikopterëve.

Airbus Helicopters do të bashkëpunojë me Serbinë në trajnimin e personelit dhe certifikimin e impiantit aeronautik ‘Moma Stanojlovic’ në Batajnica, si një qendër e shërbimit të autorizuar të Airbus për mirëmbajtjen e helikopterëve të lehtë Gazela. Serbia ka një flotë prej 45 helikopterëve Gazela të ish Jugosllavisë, me motorë të prodhuar në bazë të licensës në Serbi dhe pjesët fluturuese të montuara nga SOKO në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Njoftime të pakonfirmuara thonë gjithashtu se Gjermania do t’i dhurojë Serbisë një shtesë prej katër helikopterëve të përdorur, H145M, në mënyrë që Forca Ajrore e Serbisë të operojë me një flotë prej 10 helikopterëve./GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...