Gjermania burgos çeçenin e ISIS’it

PUBLIKUAR

Një burrë 29-vjeçar nga Çeçenia është dënuar me katër vjet e dy muaj burgim nga një gjykatë në Gjermani, pasi kishte udhëtuar drejt Sirisë, me qëllim që t’i bashkohet dhe të luftojë përkrah grupit militant, Shteti Islamik.

Autoritetet gjermane thonë se i dënuari kishte udhëtuar në mars të vitit 2014 nga qyteti Bremen i Gjermanisë drejt Sirisë, ku i ishte bashkuar njësiteve luftarake të organizatës terroriste.

Gjatë gjykimit janë shfaqur video dhe fotografi të të dënuarit, ku ai shfaqet në kontoje të ISIS-it, gjatë një udhëtimi drejt qytetit kurd, Kobane. Pasi kishte pësuar një lëndim në këmbë, ky person ishte kthyer në Bremen në fillim të vitit 2015.

I akuzuari kishte pranuar se ai është personi që është shfaqur në fotografitë dhe videot që autoritetet ofruan si dëshmi gjatë gjykimit ndaj tij. Megjithatë, gjykata nuk ka mundur të dëshmojë nëse i akuzuari ka marrë pjesë në ndonjë betejë të ISIS-it, përcjell REL.

Pala mbrojtëse e të dënuarit ka njoftuar se do të apelojë vendimin e gjykatës gjermane

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...