Gjermani, rritja e fortë ekonomike ruan ritmin

PUBLIKUAR

Ritmi i rritjes së fortë ekonomike që e shoqëroi Gjermaninë gjatë gjysmës së parë të vitit është ruajtur edhe në tremujorin e tretë.

Ekonomia më e madhe e Evropës ka shënuar një rritje të fortë dhe mund të kishte ruajtur ritmin e saj të lartë të gjysmës së parë të vitit, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2017″, njoftoi banka qendrore gjermane “Bundesbank”.

“Ekonomia gjermane ka pësuar një përmirësim të ndjeshëm”, tha banka më me influencë në vend.

“Duke u mbështetur në kërkesat në rritje të eksportit, industria ka të ngjarë të ruajë funksionin e saj si shtylla kryesore e një ekonomie të fortë”, tha banka.

Përveç kësaj, banka qendrore gjermane, “Bundesbank” ka paralajmëruar se nxitja e rritjes ekonomike nga biznesi i ndërtimit gjatë gjysmës së parë të vitit, ka gjasa të pësojë një rënie , duke përfshirë edhe konsumin privat.

Megjithatë, banka qenrore gjermane, “Bundesbank” nuk ka parashikuar një rënie të qëndrueshme të shpenzimeve për konsumin familjar, përcjell Atsh.

“Në kontekstin e sentimentit të një konsumatori të mirë dhe të një tregu të favorshëm të punës së bashku me perspektivat e të ardhurave, nuk duhet të pritet një përkeqësim i qëndrueshëm i konsumit”, njoftoi banka qendrore gjermane, “Bundesbank

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...