Gjenerali i lartë i Rusisë e akuzon dhe kritikon ashpër ushtrinë amerikane (Foto)

PUBLIKUAR

Një gjeneral i lartë i Rusisë e ka kritikuar ashpër koalicionin e udhëhequr nga SHBA-ja në luftë kundër ISIS-it se po e shkatërron infrastrukturën – përfshirë një pendë të rëndësishme – në territorin që kontrollohet nga grupi ekstremit në Siri.

Gjenerali Sergei Rudskoi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ruse e ka akuzuar sot koalicionin se po tenton që ta shkatërrojë tërësisht infrastrukturën kritike në Siri dhe ta komplikojë rindërtimin e pas luftës sa më shumë që të jetë e mundur, transmeton Express.

Rudoskoi më tej ka pohuar se aeroplanët luftarakë kanë shkatërruar katër ura mbi Lumin Eufrat në Siri.

Sipas tij, shembja e pendës do të çojë në katastrofë ekologjike dhe në  vdekjen e shumë civilëve.

Por, koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja ka thënë se po i ndërmerr të gjitha masat parandaluese dhe se penda nuk është dëmtuar në mënyrë strukturore./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...