Pas testimeve të fundit të raketave balistike dhe bërthamore nga ana e Koresë së Veriut, gjenerali i pensionuar i SHBA-së, Jack Keane, ka thënë se bombardimi i fabrikave bërthamore të këtij vendi mund të jetë opsioni i vetëm i mbetur.
Keane ka thënë për Fox News se, nëse SHBA do të përballet me një sulm të pashmangshëm nga raketat balistike interkontinentale, atëherë presidenti Donald Trump duhet të reagojë duke sulmuar i pari, transmeton Express.
“Në mënyrë shumë të shpejtë dhe rrezikshme, ne jemi duke shkuar drejt realitetit se opsioni ushtarak është i vetmi i mbetur, kur vjen puna për ta bërë Korenë Veriore që t’i largojë armët bërthamore dhe të mos i armatosë raketat balistike interkontinentale,” ka thënë Keane për Fox News./Express/


