Gjeneral Ilir Qeriqi është dekretuar nga presidentja, Vjosa Osmani si Shef i Stafit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.
Qeriqi ka falënderuar komandatin e FSK-së, gjeneralin Bashkim Jashari dhe anëtarët e tjerë.
“Nuk ka ndjenjë më të lartë krenarie se sa të shërbesh me nder, integritet dhe devotshmëri për vendin.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Ndryshe Qeriqi ka diplomar në Kolegjin i Luftës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në SHBA i cili ka shërbyer edhe si Atashe i Mbrojtjes ne SHBA.
Shkrimi i plotë:
Ndjehem i nderuar dhe privilegjuar me besimin e dhënë nga Lidershipi .
Dekretimi nga Presidentja si Shef i Stafit në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, mbart me vete më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënje për mua.
Nuk ka ndjenjë më të lartë krenarie se sa të shërbesh me nder, integritet dhe devotshmëri për vendin.
Falënderim dhe mirënjohje per Gjeneral Jasharin edhe për të gjithë anëtarët e Kabinetit te KOMFSK për bashkëpunimin!
Nderi dhe respekti u takon dëshmorëve!
Vlerësim dhe mirënjohje për të gjithë ato vajza dhe djem që shërbejnë në uniformën e shenjtë të Ushtrisë së Kosovës.
There is no higher sense of pride in serving with honor, integrity and devotion to the country .
The decree by President as Chief of Staff at the KSF General Staff carries with it more responsibility and accountability for me.
Honor and respect belongs to the martyrs.
Appreciation and gratitude to all those women and men in uniform, proudness serving to the Kosovo Army.
With respect! I.Q


