Gjendje kaotike: Tornadot godasin SHBA-në, shtëpitë mbesin pa kulm

PUBLIKUAR

Stuhitë dhe tornadot e fuqishme kanë goditur sot pjesën veriore të SHBA-së, e jo larg aeroportit të Talasit në Oklahoma të paktën një person është lënduar e dhjetëra shtëpi janë shkatërruar duke mbetur kështu pa kulm, raporton AP.

Tornadoja nuk e ka shkatërruar aeroportin, por pasagjerët janë dërguar në strehimore për çështje sigurie, kurse shumë fluturime janë anuluar apo shtyrë, transmeton Telegrafi.

Një burrë ka pësuar lëndime trupore kur një pemë ra mbi të, e gjendja e tij shëndetësore aktualisht është e panjohur. E sipas ekspertëve, stuhitë mund të shkaktojnë tornado dhe vërshime në pjesë të Arkanzasit, Illinois, Kanzasit, Missouri dhe Oklahoma.

E stuhia që goditi të premten pushuesit në Hikory dhe Missouri, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore, ku katër prej tyre janë hospitalizuar.

Në Oklahoma për shkak të vërshimeve është mbyllur autostrada që lidh shtetet amerikane El Reno, rreth 40 kilometra në perëndim të Oklahoma City.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...