Shteti kanadez British Columbia i ka këshilluar rreth 3.000 persona të evakuohen dhe ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e zjarreve të mëdha që e kanë kapluar këtë provincë.
Më shumë se 138 zjarre të reja shpërthyen vetëm të shtunën e kaluar, duke e rritur numrin total në 240, raportojnë mediat lokale, përcjell Express.
Më shumë se 1.800 zjarrfikës janë duke luftuar me zjarret dhe 260 të tjerë iu kanë bashkuar atyre nga pjesët e tjera të Kanadasë.
“Duke marrë parasysh situatën e zjarreve dhe rritjen e pritur të aktivitetit të zjarreve, provinca po merr masa të jashtëzakonshme për të deklaruar gjendje emergjente provinciale,” ka thënë Todd Stone, shefi i transportit dhe emergjencës në British Columbia./Express/


