Gjendja në Trepcë, flet minatori i ngujuar në minierë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Refik Mehmeti është njëri nga minatorët e Trepçës që ka hyrë në grevë për shkak të pakënaqësisë për mosdaljen e pagës së muajit tetor. Probleme me paga, minatorët kanë vazhdimisht.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Mehmeti ka thënë që gjendja e tyre është e rëndë dhe se greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Punëtorët e Minores së Trepçës janë ngujuar, pra ndërrimi i dytë . Kërkesa e tyre është pagesa e pagës  dhe tjetër arsye nuk ka përveç saj. Posa të na vjen mesazhi që paga ka dal në konton tonë ne do ta fillojmë punën. Përndryshe derisa nuk del paga në konto ne nuk do të punojmë”, ka thënë ai për Express.

Mehmeti që njëherësh është edhe anëtar i Kryesisë së Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, foli edhe për gjendjen e vështirë financiare të minatorëve që janë ngujuar.

Ai bëri të ditur se në mesin e tyre ka edhe të moshuar e në gjendje të rëndë.

“Ka atje persona në nevojë e të moshuar 64-vjcar që janë duke pritur pagat. Gjendja është duke u përkeqësuar dhe punëtorët për këtë nuk e kanë lehtë. Neve na e kanë borxh pagën e muajit tetor. Qeveria na i ka ndarë 1 milion e 100 mijë euro. 100 mijë euro na i ka hequr më pas, 1 milion të tjera neve nuk na kanë ardhur në konton tonë. Kjo është çështje politike dhe e tyre dhe nuk dihet se pse e kanë bërë këtë gjë”, ka thënë ai për Express.

Edhe në minierën e Artanës, që hyn nën Trepçë, minatorët kanë hyrë në Grevë. Për grevën e tyre, ka folur edhe kryetari i kësaj komune, Bajrush Imeri.

Imeri tha për Gazetën Express se i vetmi detaj që dihet deri më tani për këtë grevë është se pakënaqësia e minatorëve nga mosdalja e pagës së fundit.

“Unë sapo kontaktova tek minierat. E vetmja çfarë dihet deri më tani është që ndërrimi i tretë mbrëmë dhe ndërrimi i parë sot në shenjë revolte për pagat që nuk i kanë marr. Pra në shenjë pakënaqësie ata nuk kanë hyrë fare për të punuar në galerinë e minierës”, thënë ai për Express.

Imeri shpreson se kjo grevë do të përfundojë sot gjatë ditës, pasi që i njëjti pohon se ka informacione që atyre do t`u dalin pagat sot gjatë ditës.

“Sot gjatë ditës pritet që atyre tu dal paga dhe ata t`i kthehen punës së tyre në minierë. Besoj që borxh atyre ua kanë vetëm këtë pagën e fundit”, ka deklaruar ai.

Për grevën e  minatorëve të Trepçës dhe Artanës janë deklaruar edhe nga Komisioni i Pavarur i Minierave me Mineraleve.

Kryeinspektori Fatmir Gërguri tha për Express, se ngujitja e tyre në minierë për shkak të pagës nuk është në kompetencë të tyre.

“Organizimi i brendshëm i minatorëve nuk bie në domenin tonë. Përgjegjësi e jona është vetëm mirëmbajtja dhe siguria në punë e minatorëve, e cila nuk po cenohet dhe është duke u ruajtur. Për motivet e grevës ne nuk kemi njohuri dhe nuk i dimë motivet e saj”, ka thënë kryeinspektori i minierave, për Express.

Në ndërkohë sot gjatë ditës Hysen Vrajolli ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të pozitës së drejtorit në minierën e Trepçës.

Këtë e ka konfirmuar për Express, Shyqri Sadiku, kryetar i Sindikatës së Punëtoreve të Trepçës

“Z.Hysen Vrajolli sot ka dhënë dorëheqje. Dorëheqja e tij ka ardhur pas presioneve politike dhe nuk ka të bëj me grevën e minatorëve”, ka thënë Sadiku. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...