Gjendja me COVID-19 në spitalet e vendit, raporti i fundit i ShSKUK’së

PUBLIKUAR

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në spitalet e vendit po trajtohen vetëm katër pacientë të konfirmuar me COVID-19, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, SHSKUK’ja ka bërë me dije se në QKUK nuk ka pacientë me Covid-19 pozitivë.

“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në trajtim janë 4 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 32 të tjerë post-Covid. Në QKUK nuk ka pacientë me Covid-19 pozitivë,  po trajtohen 28 pacientë post-Covid, kurse në spitalet e përgjithshme 4 pacientë si Covid-19 pozitivë dhe 4 të tjerë post-Covid-19.  Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 9 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë”, thuhet në njoftim.

 

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...