Gjendet një varr masiv që ka shtangur ekspertët

PUBLIKUAR

Skeletet e dhjetëra kuajve janë zbuluar në një varr masiv në Kinë, që besohet të jetë i para 2,400 viteve.

Ekspertët e ngazëllyer besojnë se kuajt dhe qerret u varrosën së bashku pranë varrit të një fisniku, por ende nuk dihet se kush është ai, transmeton portali arbresh.info

Deri me tani 90 kuaj dhe katër qerre janë gërmuar në provincën qendrore të Henanit.
Mendohet se kuajt e shtetit Zheng u vranë përpara se të gropoheshin pranë varrit të pronarit të tyre.

Gjetja misterioze ka fascionuar historianët, të cilët bashkë me eshtrat e kuajve kanë gjetur edhe objekte bronzi.

Arkeologu Ma Juncai për mediat kineze ka theksuar se varri është plaçkitur dhe ende nuk janë gjetur shënime të shkruara.

Besohet se gjërat e gjetura i përkasin periudhës mes viteve 770-221 p.e.s.
Në varrin masin janë të paktën 18 gropa dhe më shumë se 3 mijë varrë në rajon.  Deri me tani janë gërmuar vetëm tri gropa.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...