Gjendet një tjetër varr masiv me viktima të ISIS

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Autoritetet irakiane njoftuan se kanë identifikuar një tjetër varr masiv në pyjet e Hauixhas, në provincën Kirkuk. Këtu mendohet se Shteti Islamik ka ekzekutuar viktima të shumta, ndër ta edhe fëmijë.

Varri masiv pranë fshatit al-Daghila u zbulua nëntë ditë më parë nga barinjtë që kullosnin dhentë në pyjet e zonë. Ata njoftuan autoritetet lokale për çfarë kishin gjetur.
“Na informuan për ekzistencën e këtij varri masiv të njerëzve të vrarë nga Shteti Islamik.

Vendndodhja u lejoi të fshihnin dhe ekzekutonin njerëz nga ky rajon dhe rajone të tjera. Na njoftuan rreth një javë më parë për zbulimin e tij”, informoi Dawoud Salman Al Shameri, komandant i divizionit të 6-të irakian.

Mendohet se në varrin masiv gjenden dhjetëra viktima, duke gjykuar nga sasia e rrobave dhe batanijeve të groposura.

Policia federale njoftoi se do të ruajë zonën deri sa të mbërrijnë ekspertë e zhvarrimit nga Bagdati.

Banorët e fshatit al-Daghila thonë se kanë parë vetë disa prej ekzekutimeve nga Shteti Islamik, pasi vendi është pranë rrugës drejt fshatit të tyre.

“Fshati gjendet këtu pranë dhe këtu kalon rruga. I kemi parë të vrisnin viktimat të veshur me rroba të kuqe. Ndonjëherë i vrisnin më tej dhe pastaj i sillnin këtu. I kemi parë qartë”, thotë një banor vendas, Adday Hamid Abd.

Hauixha ra në duart e Shtetit Islamik në qershor të vitit 2014. Forcat irakiane të sigurisë arritën ta rimarrin qytetin më 10 tetor 2017. /Voa/

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...