Gjenden mbi 70 kufoma emigrantësh në një plazh pranë Tripolit

PUBLIKUAR

Trupat e 70 migrantëve të vdekur pas mbytjes së anijes së tyre u zbuluan në një plazh në perëndim të Tripolit, njoftoi sot Kryqi i Kuq libian.

“Ne kemi ndërhyrë pas një alarmi të banorëve (…). Vullnetarët tanë kanë shkuar në Harcha pranë Zaouias (45 kilometra në perëndim të Tripolit) për nxjerrjen e rreth 70 trupave të migrantëve”, theksoi në Facebook Kryqi i Kuq libian (CRL).

Sipas CRL , banorët e zonë kanë zbuluar një anije të braktisur në plazh dhe me disa trupa migrantësh klandestinë dhe kërkuan ndihmë nga ekipet e Kryqit të Kuq, përcjell Atsh.

Gjashtë vjet pas rrëzimit të Muamar Kadafit, Libia vazhdon të jetë e zhytur në kaos dhe është bërë një kryqëzim për imigracionin klandestin drejt Evropës.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...